E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkaktoi aksidentin dhe u largua, AMP ekzekuton vendimin ndaj efektivit të policisë në Korçë

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë.

Punonjësi i policisë J.R dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas AMP-së “vendimi ndaj tij është marrë pasi më datë 03.03.2025, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit”. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›