E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJENEVË – OKB: Tortura masive në territoret e pushtuara ukrainase

GJENEVË, 23 shtator /ATSH- DPA/ – Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHCR) ka publikuar sot një raport tronditës mbi shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga Rusia.

Që nga fillimi i vitit 2022, mbi 15 000 persona janë arrestuar  nga forcat pushtuese, dhe shumica e tyre ka kaluar nëpër tortura sistematike.

Hetuesit e OKB-së kanë intervistuar mbi 200 ish-të burgosur dhe familjarë të të ndaluarve aktualë. 92% e tyre raportuan se ishin torturuar, deklaroi Danielle Bell, shefe e misionit të UNHCR-së në Ukrainë, përmes një lidhjeje  me video nga Kievi.

Sipas raportit, të paktën 38 persona kanë humbur jetën për shkak të torturës, mungesës së ndihmës mjekësore apo kushteve të mjerueshme higjienike.

Aktualisht, rreth 1 800 persona mbeten ende të burgosur në zonat e pushtuara.

Raporti i  UNHCR-së shton se praktikat e abuzimit dhe shtypjes së të drejtave themelore janë bërë pjesë e një strategjie të qëllimshme për të thyer rezistencën e popullsisë lokale në territoret e pushtuara. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›