E Diel, 1 Nëntor 2026

GJENEVË – Trump mbërrin për samitin e G7-s, pas marrëveshjes historike me Iranin

GJENEVË, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, mbërriti sot në Evropë për të marrë pjesë në samitin e G7, vetëm pak ditë pasi arriti një marrëveshje me Iranin që synon t’i japë fund luftës.

Pamjet televizive treguan presidentin Trump duke zbritur nga avioni presidencial “Air Force One” në aeroportin e Gjenevës, përpara se të nisej drejt vendit ku po zhvillohet samiti në brigjet e Liqenit të Gjenevës.

Pasojat politike dhe ekonomike të marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Teheranit pritet të jenë ndër temat kryesore të diskutimeve gjatë takimit treditor të liderëve botërorë.

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër.

Në samitin e G7 marrin pjesë liderët e shtatë ekonomive më të industrializuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Takimi zhvillohet në qytetin turistik Evian, pranë Liqenit të Gjenevës, ku liderët do të diskutojnë gjithashtu çështje të sigurisë globale, ekonomisë dhe stabilitetit ndërkombëtar./ /Ad. Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›