GJERMANI – 12 të plagosur pas një sulmi me thikë në Hamburg

HAMBURG, 23 maj /ATSH-AFP-DPA/ – Një sulm me thikë la 12 persona të plagosur, disa prej tyre rëndë, në stacionin qendror të trenit të Hamburgut në Gjermaninë veriore, thanë zjarrfikësit dhe policia.
Ajo shtoi se një i dyshuar u arrestua.
”Sulmuesi plagosi disa persona me thikë në stacionin qendror”, tha policia e Hamburgut në një mesazh të postuar në rrjetin X.
Sipas një zëdhënësi të departamentit të zjarrfikësve të Hamburgut disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
”E dyshuara për sulmin me thikë është një grua 39-vjeçare gjermane”, tha policia.
Një zëdhënës i policisë tha se ”autoritetet po hetojnë nëse e dyshuara, e cila u ndalua menjëherë pas sulmit, ishte në gjendje të rëndë mendore apo jo”.
“Pas një shqyrtimi fillestar të videos, dyshojmë se gruaja ka vepruar e vetme”, shtoi zëdhënësi./ a.jor.