GJERMANI – Shërbimet sekrete: Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

BERLIN, 4 korrik /ATSH – DPA/ – Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, tha sot Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe dy agjencitë holandeze të inteligjencës.
“Përdorimi i gazit lotsjellës dhe kloropikrinës nga trupat ruse është bërë tashmë praktikë standarde dhe është i përhapur gjerësisht”, thanë sot në një deklaratë të përbashkët BND dhe Shërbim Sekret Ushtarak i Holandës (MIVD) si dhe Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës dhe Sigurisë Holandeze (AIVD).
Kloropikrina, e cila ka karakteristika të ngjashme me gazin lotsjellës, njihet edhe si trikloronitrometan.
Përdorimi i kësaj arme kimike është e ndaluar nga Konventa e Armëve Kimike (CWC). /Ad.Ab./ /a.i/