E Martë, 3 Nëntor 2026

BM – Starmer : E kuptoj se për çfarë interesohet Trump

LONDËR , 4 korrik /ATSH DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi sot se ka një marrëdhënie të mirë me presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se të dy ndanin vlera të përbashkëta familjare.

Në një podcast për BBC Radio 4, Starmer tha se ishte në interesin kombëtar që të dy liderët të thellonin lidhjet.

“Ne jemi njerëz të ndryshëm dhe kemi prejardhje dhe prirje të ndryshme politike, por kemi një marrëdhënie të mirë”, shtoi ai.

“Mendoj se e kuptoj se për çfarë interesohet Trump. Ne të dy interesohemi vërtet për familjen dhe ekziston një pikë që na lidh”, tha Starmer.

Starmer tha se ai kishte një marrëdhënie të mirë personale me presidentin amerikan dhe gjithashtu zbuloi se kontakti i parë mes tyre ndodhi pasi Trump pesoi nje atentat në fushatën elektorale në korrik, të vitit të kaluar.

Duke iu drejtuar trazirave të fundit politike në vend, kryeministri britanik tha se do të mbante gjithmonë përgjegjësi – si udhëheqës mes kritikave për tërheqjen nga reformat në  sektorin e mirëqenies.

“Kur gjërat shkojnë mirë, udhëheqësi merr duartrokitje, por kur gjërat nuk shkojnë mirë, është me të vërtetë e rëndësishme që udhëheqësi të mbajë përgjegjësi dhe kjo është ajo që unë do të bëj gjithmonë”, tha Starmer. /Ad.Ab./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›