RUSI – Putin: Sot bisedë telefonike me presidentin Trump

MOSKË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Sot do të flas me presidentin amerikan dhe sigurisht do t’i sugjeroj që ta përdorë këtë material për ta promovuar atë në tregun amerikan, tha presidenti rus, Vladimir Putin, ndërsa vizitoi një ekspozitë të produkteve ruse.
Telefonata midis Donald Trump dhe Vladimir Putin është planifikuar për në orën 16:00.
Këtë e njoftoi presidenti Trump në rrjetin e tij Truth Social.
‘’Financial Times’’ raportoi ndërkohë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të flasë nesër me presidentin amerikan, Donald Trump për të diskutuar ndërprerjen e papritur të disa furnizimeve të mëdha me armë amerikane për Kievin.
‘’Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina po punojnë për të organizuar një telefonatë midis Trump dhe Zelensky pasi SHBA-të ndaluan dërgesën e disa armëve në Kiev, përfshirë sistemet e mbrojtjes kundërajrore’’, raporton ‘’Politico’’.
“Shtetet e Bashkuara po informojnë Ukrainën sot në Kiev dhe një telefonatë midis Trump dhe Zelensky do të organizohet së shpejti”, tha një diplomat evropian i njohur me planifikimin./ /os/