E Martë, 3 Nëntor 2026

GJKKO vendos nesër në 13:00 nëse kalon ose jo për gjykim dosja “Partizani”

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për dosjen “Partizani”.

GJKKO pritet të marrë vendimin nesër në 13:00 për kalimin ose jo për gjykim të dosjes hetimore të depozituar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku i hetuar është ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij dhe tre të pandehurve të tjerë për aferën Partizani.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në një fjalë për media u shpreh se kanë kërkuar pavlefshmërinë për një sërë aktesh, por shtoi ai, gjykata u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake.

“Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake. Ne kërkuam një kohë të shpejt për t’u konsultuar për këtë vendimmarrje të paligjshme. Nesër do ta marrim vesh se kur gjykata do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të çështjes në gjykatë, me themel”, u shpreh Gjokutaj.

“Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë. Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale”, tha ai.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›