E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Në 11 maj të shtyjmë fort Shqipërinë për në BE dhe të thajmë kënetën

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me qytetarët e Skraparit.

Një fjalën e tij, Rama theksoi natyrën historike të zgjedhjeve të 11 majit.

“Në 11 maj ne të gjithë, të gjithë ata që kanë një votë do të shkojnë në zgjedhje jo si gjithmonë kur në zgjedhje shkojmë për të caktuar deputetët, për të caktuar qeverinë, por do të shkojmë në zgjedhje në një takim me historinë, sepse në 11 maj ne do të duhet të bëhemi sa më shumë, sa më të bashkuar për të vendosur me votën tonë krijimin e një fuqie edhe më të madhe vendimmarrëse në mënyrë që këtë mundësi të madhe që na është krijuar, dera që na është hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, ne ta shfrytëzojmë duke mbyllur negociatat brenda 2027-ës”, tha Rama.

Dhe shtoi Rama, “negociatat brenda 2027-ës mund t’i mbyllim vetëm nëqoftëse kemi një fuqi që na jep mundësinë që të gjitha ato që diskutojmë me ta në tryezë mbi 250 mijë faqe që shkojnë në të gjithë drejtimet, për të gjithë sektorët e organizmit të shtetit dhe që pastaj pasi ne dakordësohemi duhet t’i kthejmë në vendime, duhet t‘i kthejmë në ligje të mund t’i bëjmë pa hasur pengesa në parlament, pa pasur nëpërkëmbë speciet e kënetës”.

Rama theksoi se, “është shumë e rëndësishme që në 11 maj ne të shtyjmë fort Shqipërinë për në BE dhe të thajmë kënetën që është bërë një pengesë e vazhdueshme e këtij vendi”.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›