E Diel, 1 Nëntor 2026

GREQI – Një resort evakuohet, pas zjarrit gjigant në të gjithë Halkidikinë

ATHINË, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Një zjarr i madh po përhapet sot në të gjithë gadishullin perëndimor të Halkidikisë me pyje të dendura në Greqinë veriore, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve dhe pushuesve në vendpushimin e Sivirit dhe fshatrave përreth me anë të një sistemi paralajmërimi emergjence.

”Roja bregdetare dhe individë privatë përdorën anijet e tyre për të shpëtuar një numër të madh turistësh nga zona bregdetare e rrezikuar dhe për t’i sjellë ata në siguri nga deti”, raportuan mediat lokale.

”Nëntë avionë zjarrfikës dhe disa helikopterë po marrin pjesë në operacionet për të luftuar flakët”, tha një zëdhënëse e shërbimit të zjarrfikësve.

”Retë e dendura tymi ishin të dukshme për kilometra të tëra”, sipas dëshmitarëve okularë.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve dhe turistëve të ndiqnin udhëzimet për evakuim./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›