GREQI – Tërmet me magnitudë 5,8 ballë Rihter në veri të Rodosit

ATHINË, 3 qershor /ATSH-ANA/- Një tërmet me magnitudë 5,8 ballë Rihter u regjistrua sot në mëngjes, në orën 02:17, në zonën detare 21 kilometra në veri të Rodosit, në një thellësi prej afërsisht 52 kilometrash, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi se tërmeti ishujt në Dodekanezë, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë, kishte një magnitudë prej 6,2 ballë Rihter dhe një thellësi prej 68 kilometrash.
Rodos: Nuk u raportuan dëme në ishujt Dodekanezë nga tërmeti i fortë
Tërmeti që ndodhi sot, në orën 2:18, në detin midis Rodosit dhe Turqisë jugperëndimore u ndje fuqishëm nga banorët e Rodosit dhe ishujt e tjerë Dodekanezë.
Tërmeti, me magnitudë 5,8 ballë Rihter, ishte i përqendruar në det rreth 21 kilometra në veri të Rodosit. Nuk janë raportuar dëme.
Në deklaratat e tij, guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hadjimarkos, theksoi se dridhja ishte e fortë dhe shumë turistë në ishull ishin tmerruar dhe kishin braktisur përkohësisht akomodimet e tyre.
Guvernatori rajonal, theksoi se organi shtetëror ishte në gatishmëri që nga momenti i parë. //a.i/