E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari Aristir Lumezi, “Qytetar Nderi” i Elbasanit pas vdekjes

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Këshilli bashkiak i Elbasanit ka nderuar pas vdekjes gazetarin dhe kryeredaktorin Aristir Lumezi me titullin “Qytetar Nderi”.

Mirënjohja iu dorëzua djalit të tij nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja. Ky titull simbolizon trashëgiminë e rëndësishme që Lumezi la pas në fushën e gazetarisë dhe edukimin e brezave të rinj.

Aristir Lumezi, me një karrierë prej dy dekadash dha një kontribut të vyer në median e shkruar dhe atë vizive shqiptare.

Ai shërbeu si gazetar i politikës dhe mbajti postin e kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, duke udhëhequr me profesionalizëm dhe etikë.

Në motivacionin e titullit theksohet: “Për kontributin e çmuar në gazetarinë shqiptare si gazetar, pedagog dhe kryeredaktor, duke formuar breza të rinj profesionistësh dhe duke udhëhequr me profesionalizëm dhe etikë, për avancimin e gazetarisë dhe informimin e saktë të publikut”.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se figura të tilla janë shembull frymëzimi për brezat e rinj dhe përkushtim ndaj profesionit dhe komunitetit.

1 nga 3

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›