Gazetari Vojka për RTSH: Harris nuk ka bërë punë të mirë për të bashkuar partinë

Gazetari Dorand Vojka në një lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA me studion e RTSH 24, deklaroi se përballja mes Kamala Harris dhe Donald Tramp (Trump) do të jetë mjaft e vështirë, ndonëse në analizën e tij, përparësi në zgjedhjet e nëntorit merrte kandidati republikan.
Ai theksoi se Harris ka një disavantazh përballë Tramp, sidomos pas atentatit, pasi nuk ka bërë punë të mirë për të bashkuar partinë.
“Do jetë përballje e vështirë. Përballë është presidenti Tramp pas atentatit. Harris ka një rekord, ka qenë zv.presidente dhe në këto vite shumica e amerikanëve nuk është e kënaqur me ekonominë, emigracionin dhe luftërat. Në muajt në vazhdim do shohim partinë republikane, Tramp të prekë këto pika për t’i kujtuar amerikanëve çfarë ka ndodhur në këto 4 vite.
Kandidatja Harris nuk ka bërë punë të mirë për të bashkuar partinë. Kemi parë çarje të demokratikëve, sikurse edhe nga e majta.
Por lufta në Gaza, në Lindjen e Mesme, ka ndikuar në çarjen e demokratëve.
Amerika ka çuar 1/3 e flotës detare në Mesdhe për të mbrojtur Izraelin nga një sulm i mundshëm iranian. Ka një pjesë të majme nga demokratët që nuk e duan këto. Harris po përpiqet të vallëzojë në dy anët e fushës, për të mbajtur anën e Izraelit, Palestinës, anën e paqes. Por para 2 javësh miratuan fond prej 30 mld dollarësh për ti çuar në Izrael”, deklaroi Vojka për RTSH, televizionin e vetëm shqiptar i cili ndodhet në transmetim maratonë për Konventën Kombëtare Demokrate.
/rtsh.al/