Gjelbërohen kodrat e Korçës, mbillen 20 mijë pemë

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Rreth 100 mijë m2 sipërfaqe në kodrat e qytetit të Korçës u gjelbëruan së fundit pas angazhimit të të rinjve për mbjelljen e 20 mijë pemëve.
Të rinjtë korçarë, pjesë e ICT Clubs, programit të Bashkisë së Korçës për zhvillimin e aftësive në teknologjinë e informacionit, përveç përfshirjes së tyre në këtë fushë, kanë zgjedhur të kontribuojnë edhe në gjelbërimin e qytetit.
Duke iu bashkuar skuadrave të bashkisë për mbjelljen dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në Korçë, këta të rinj dëshmojnë një shembull frymëzues të përgjegjësisë qytetare dhe përkushtimit ndaj komunitetit.
“Mbështetja e përvitshme e iniciativave qytetare në shtimin e gjelbërimit, një nga programet ku prej vitesh bashkia ka përkushtimin maksimal, është dëshmi e vlerave të çmuara të korçarëve që e duan vendin e tyre dhe kontribuojnë për të”, u shpreh kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.
1 nga 12/m.m/j.p/