E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, rruga në lagjen “Granice e Sipërme” e pakalueshme nga gurët

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë problematika të shumta në qytetin e Gjirokastrës, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët.

Në lagjen “Granice e Sipërme”, rruga është bërë e pakalueshme si pasojë e gurëve të ardhur nga pjesa e lartë gjatë shirave të fundit.

Gazetarja e RTSH raporton se janë shënuar bllokime të përkohshme të akseve rrugore, ndërsa shërbimet përkatëse ndodhen në terren për menaxhimin e situatës dhe pastrimin e rrugëve.

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Gjirokastrës kanë shkaktuar probleme edhe në lagjen “Pazari i Vjetër”, ku një mur banese është dëmtuar si pasojë e intensitetit të lartë të shirave.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se shërbimet e emergjencës ndodhen në terren për të verifikuar gjendjen dhe për të marrë masat e nevojshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tjera në zonë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›