E Premte, 6 Nëntor 2026

Gjobat e protestave, Ina Zhupa: Mjet represioni dhe frike! Balla: janë gjobitur se kanë qenë të dhunshëm!

Mjet represioni dhe frike i cilësoi demokratja Ina Zhupa gjobat administrative që policia vendos ndaj protestuesve. Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Zhupa e cilësoi vendimin për gjoba, sipas Aktit Normativ të miratuar nga qeveria, dëshmi të frikës së mazhorancës ndaj protestave. 

“Ndryshe nga çdo vend tjetër europian ju gjobisni protestuesit pse protestojnë, këto janë disa nga gjobat që i keni vendosur… vetëm pse protestojnë. Këto janë fletë lavdërimi sepse tregojnë që kanë qenë pjesë e revolucionit të shqiptarëve.  mjet represioni dhe frike. Në cilin vend të botës e ke parë këtë? Ku të protestojnë? Në maj të çatisë?” tha Zhupa.
Përgjigjen në emër të mazhorancës ia ktheu, socialisti Erion Malaj, i cili kërkon nga PD të mos bëjë avokatin e protestueseve, pasi vetë ata i kanë refuzuar nga sheshi.

“Çdo protestë është e lirë, por duke ruajtur rregullat dhe ligje. u bë muaj të tërë që protestohet pa asnjë problem, problemet filluan kur filloi rruga. bllokimi rrugës, pa njoftuar, apo pa marrë leje përbën pengesë për qytetarët. nuk mund të merret peng rruga. Ata qytetarë që gjobiten aty nuk iu pranojnë as ju në protestë. mbrohen vet ata pranë instancave, nuk kanë nevoj për avokatë” tha Malaj.
Ndërsa socialisti tjetër Arkend Balla thotë se janë gjobitur vetëm protestuesit e dhunshëm, ndërsa kujdeset të evidentojë një tjetër element: “me syze 700 euro në kokë”

Zhupa: po pse mo ty ti mori lekët? apo buxhetit të shtetit?
Balla: janë gjobitur se kanë qenë të dhunshëm

Në komisioni u shqyrtua gjithashtu projektbuxheti i vitit 2027-të për Agjencinë për Diasporën, i cili parashikohet të jetë 86.6 mln lekë, fond që kryesisht shkon për paga e sigurime shoqërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›