E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë, Topi dekreton 6 anëtarët e rinj

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar sot 6 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Sipas burimeve zyrtare nga institucioni i Presidencës bëhet e ditur se për vendet vakante janë dekretuar emrat e Arjana Fullanit, Evelina Qirjakos, Majlinda Andrea, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj dhe Gëzim Zenelaj.

Dekretimi i këtyre emrave nga presidenti Topi u bë pak kohë pas publikimit të listës me 105 emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilat u morën në shqyrtim nga grupi i punës me ekspertë të fushës së mbledhur nga vetë presidenti.

Në listën e emrave të publikuan nuk ishin përfshirë emrat e kandidatëve të parë, që u dekretuan nga Topi, por që më pas u rrëzuan gjatë votimit në parlament. Process që u shoqërua me debate të shumta mes pozitës dhe opozitës, si një goditje e presidentit.

Për përzgjedhjen e kanidatëve u dësh një kohë gati 3 javë, ndërkohë që në konsideratë u morën kriteret e propozuara në rrugë zyrtare nga partitë politike.

Kërkesë, me të cilin vetë kreu i shtetit iu drejtua zyrtarisht partive politike, në mënyrë që të shmangen konfliktet dhe problemet që mund të pasonte zgjedhja e kaniddaturave. Pas mbledhjes së propozimeve, vetë grupi i ekspertëve bëri publike listën me standardet e kërkuara, duke reflektuar në të propozimet e partive.

Emrat e dekretuar

Arjana Fullani - Gjyqtare për njëmbëdhjetë vjet, aktualisht Drejtore e Shkollës së Magjistraturës prej tetë vjetësh, ka marrë titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, bashkëautore e tekstit “E drejta familjare”.

Evelina Qirjako - Avokate prej nëntëmbëdhjetë vjetësh.

Guxim Zenelaj – Gjyqtar për katër vjet, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë për trembëdhjetë vjet, ish-Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, aktualisht anëtar i KLD-së.

Majlinda Andrea - Gjyqtare prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Andi Çeliku - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 6 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh.

Aleksandër Muskaj - Gjyqtar prej shtatëmbëdhjetë vjetësh, ish-anëtar i KLD-së, aktualisht Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka marrë titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›