E Diel, 1 Nëntor 2026

"Spiunet", Berisha fton opozitën për dialog

Është mbledhur sot jashtë rendit grupi parlamentar i PD-së. Kryeministri Sali Berisha duke folur  për draftin zyrtar të PD-së, për pastrimin e figurave të zyrtarëve të lartë, ka ftuar Partinë Socialiste dhe të gjitha forcat e tjera politike që ti bashkohen këtij projekti që sipas tij do të jetë shumë i hapur. Në të njëjtën kohë ai ka njoftuar ngritjen me ligj të një instituti kërkimor të përbërë nga studiues dhe të ngritur nga kuvendi për të nxjerrë në pah të gjitha pasojat që erdhën nga bashkëpunimi me sigurimin e shtetit. Berisha nuk ka saktësuar konkretisht kompetencat që do të ketë ky institut, por ka siguruar që nuk do të zëvendësojë ligjin për pastrimin e figurave të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë Grupi Parlamentar i PD-së ka marrë në shqyrtim, nen për nen 3 projektet që kjo parti ka për pastrimin e figurave të zyrtarëve të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›