E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Aulon Kalajën në padinë për shpifje nga Erion Veliaj

Gjykata e Tiranës, Dhoma Penale, ka shpallur të pafajshëm Aulon Kalajën në procesin gjyqësor ku ai ishte paditur për shpifje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi u dha pas 17 seancash gjyqësore, në një proces që kishte nisur në tetor të vitit 2025 dhe përfundoi më 5 maj 2026.

Pas shpalljes së vendimit, Kalaja reagoi duke falënderuar ekipin e tij ligjor, të drejtuar nga avokati Alban Alimema, si dhe mbështetësit e tij.

“Gjykata e Tiranës më shpalli të pafajshëm. Falënderoj ekipin tim ligjor për profesionalizmin dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe besuar në integritetin tim,” u shpreh ai në reagimin e tij publik.

Procesi kishte të bënte me një padi për shpifje të ngritur nga Veliaj, ndërsa gjykata vendosi se nuk provoheshin elementët e veprës penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›