E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sali të ka lënë memoria”/ Kandidatja e përjashtuar, Balliu: Demokratët i ke bërë kurban për Shkëlzenin

Kandidatja e përjashtuar për kreun e PD-së, Alesia Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, i kundërpërgjigjet Sali Berishës, i cili, sipas saj, bën pazare me kryeministrin Rama ndërsa demokratët i ka bërë kurban për djalin e tij, Shkëlzenin.

“Sali të ka lënë memoria e po bëhesh qesharak. Më nxirrë një dokument që unë të kem firmosur në shtet qoftë e një ditë të vetme”, shkruan Balliu duke i kthyer përgjigje akuzave të hedhura në adresë të saj.

“Sali të ka lënë memoria! Vetëm Ramën ke në mëndje se me atë i bën pazaret ndërsa demokratët i ke bërë kurban për Shkëlzen Berishën. Pse hesht edhe mbyllë gojën për dosjet edhe aferat e qeverisë. Pse i sulmon mediat që i ka sulmuar Rama apo nuk lejon njeri të dali kundër ortakut tënd në biznes e në politik. Sali të ka lënë memoria e po bëhesh qesharak. Më nxirrë një dokument që unë të kem firmosur në shtet qoftë e një ditë të vetme“, shkruan Balliu në postimin e saj duke e shoqëruar me një foto ku shfaqet në krah të Sali Berishës, në selinë e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›