E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lëri llafet si llaxor lagjeje…”/ Salianji-Berishës: Pse hesht për “AKSH-in”? A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend Ermal Beqirin?

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji, përmes një postimi në rrjetet sociale, i kundërpërgjigjet kreut të selisë blu, Sali Berisha.

Salianji ka postuar një pjesë të dosjes Agasi-Beqiri, ndërsa duke iu drejtuar sërish Berishës hodhi dyshime mbi heshtjen e tij për mos përmendjen e Ermal Beqirit.

“Po ti pse hesht? A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi?”, pyet Salianji Berishën.

Reagimi i plotë: 

“Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet.

Lëri llafet si llaxor lagjeje dhe dil, nëse ke guxim, publiko dosjet. Ja ku i ke, fakte jo haluçinacione prej frikës!
Sepse faktet janë kokëforta.

Ja ku e ke një pjesë të dosjes Agasi–Beqiri:

Në dokumente rezulton se shtetasja gjermane M.Sh. është kërcënuar se kishte hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe për këtë i është kërkuar të paguajë fillimisht 1 milion euro. Ky nuk është opinion, është vendim gjykate.

Po ti pse hesht? A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi?
Sepse kur përballesh me të vërtetën, zhduket trimëria e rreme.

Ja ku e ke dosjen. Publikoje të plotë, nëse nuk ke frikë.

Sali kolltuku, për një karrige po bëhesh qesharak, po kthehesh ne Sali fatkeqesia jo vetem per demokratet por per gjithe shoqerine!

Po kthehesh në simbol të kapjes dhe degradimit, jo vetëm për demokratët, por për gjithë shoqërinë.

Por ke harruar një gjë, mua nuk më ble dhe as kërcenon dot askush, as ti!
Demokratët nuk janë dele. Janë guximtarë.

Dhe këtë regjim Rama–Berisha do ta çmontojmë, pjesë-pjesë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›