E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk masim komunikimet qeveritare”, Rama-“Reporterëve pa Kufij”: Agjencia për Informim, shërbim transparent për qytetarët

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka kthyer përgjigje “Reporterëve pa Kufij”, pas një raporti për lirinë e medias në vend.

“A nuk është ndoshta një ide e mirë që ju të lexoni raportet e atyre që realisht e bëjnë këtë, dhe e bëjnë në mënyrë profesionale dhe objektive?”, pyet Rama.

“Unë kurrë nuk kam thënë që ju matni komunikimin e qeverisë, por tani që e përmendët, thjesht po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që ju të lexoni raportet e atyre që realisht e bëjnë këtë, dhe e bëjnë në mënyrë profesionale dhe objektive? Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin në pah kundërshti të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të tyre kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga sa keni pretenduar dikur, madje më shumë se një herë, Agjencia për Media dhe Informim duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit. Kaq“, shkruan Rama në “X”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›