E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjyqtarja e Berishës jep dorëheqjen/ Dosja “Partizani”, Elsa Ulliri: Kam konflikt interesi

Elsa Ulliri ka paraqitur dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani.

Në argumentet e saj, Elsa Ulliri thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Në orën 09:30 është seanca për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për ndryshim mase dhe në orën 10 seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›