Gjysma e Tiranes sot ne terr, linjat ne remont
Pothuajse gjysma e kryeqytetit neser do te perjetoje kufizime te energjise elektrike nga ora 8 e mengjesit deri ne oren 15 te mbas dites si rezultat i remonteve ne linjat e shperndarjes se energjise, ka njoftuar Operatori i Shperndarjes se Energjise, OSSH. Kufizimet do te perfshijne Bulevardin Zogu i Pare, rrugen Mine Peza, Pazarin e ri dhe pjesen me te madhe te veriut te kryeqytetit. OSSH duke shfrytezuar kushtet e pershtatshme klimaterike ka perfshire ne remont pothuajse te gjithe rrjetin e shperndarjes se energjise ne te gjithe vendin. Kjo me qellim kryesor rritjen e eficences se rrjetit ne kuader te privatizimit te Operatorit te Shperndarjes dhe nga ana tjeter pergatitjen e sistemit dhe forcimin e linjave per periudhen e dimrit. Remontet ne kryeqytet jane bere sipas nje grafiku, duke marre me radhe rruget dhe lagjet e Tiranes. Keshtu eshte operuar edhe ne qytete te tjera te vendit. Ne prag te privatizimit te plote, Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH) ka permiresuar rezultat ne drejtim te reduktimit te humbjeve te cilat sipas rezultateve te fundit te 6 mujorit kane rene ne 29.5 % nga me shume se 34 per qind qe ishin ne muajin prill. Sipas burimeve nga OSSH-ja, rezultatet ne kete drejtim po vijne per shkak te aksioneve qe po ndermerren ne te gjithe vendin per te eliminuar energjine e pafaturuar.