E Diel, 1 Nëntor 2026

PBB, ja burimet e rritjes

Rritja ekonomike do te mbeshtetet si nga sektori i sherbimeve, qe aktualisht perben dhe pjesen me te madhe te PBB, ashtu dhe nga sektoret e ndertimit e te industrise ku dhe keta te dy po peshoje gjithnje e me teper ne PBB, parashikon Banka e Shqiperise. Eshte evidente qe sektori i bujqesise gjate gjithe ketyre viteve te ekonomise se tregut ka ndjekur nje trend gradual renes si persa i perket peshes se tij ne PBB, ashtu dhe ne kontributin qe ky sektor ka patur ne rritjen e PBB dhe kjo natyrshem qe eshte nje karakteristike e zakonshme e atyre ekonomive qe nga njera ane jane ne zhvillim e siper e nga ana tjeter bujqesia nuk perben nje nga sektoret me konkurueshmeri te larte ne tregjet e huaja. Por me reformat e fundit qe jane marre e vazhdohet te ndermerren ne sektorin e bujqesise ne kuader te perqasjes drejt praktikave te BE, pritet qe eficenca ne kete sektor, e rrjedhimisht konkurrueshmeria e tij ne tregun vendas e ate te huaj te rritet duke e kthyer kete sektor ne nje potencial per zhvillimin ekonomik te vendit. Gjithashtu, pritet qe nje norme rritese midis 11% dhe 13% do te ruhet per eksportet ne tre vitet e ardhshme, si shenje mirebesimi ne rritjen ekonomike dhe ne saje te impaktit te nivelit te larte te investimeve gjate viteve te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›