E Diel, 1 Nëntor 2026

Godet me sëpatë një person gjatë një konflikti në Korçë, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur këtë të diel në lagjen nr. 1 të Korçës, pasi është goditur me sëpatë gjatë një konflikti.

Sipas informacioneve paraprake, dy personat ishin konfliktuar verbalisht një natë më parë, ndërsa sherri ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Gjatë përplasjes së dytë, njëri prej tyre ka marrë një sëpatë dhe ka goditur tjetrin.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas bluzave të bardha, ai ka pësuar dëmtime në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›