Godet sërish Korreshi: Rrofsh moj qeveri që na e ngritët…naftën

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, siç jemi mësuar tashmë, ka lëshuar batuta të forta dhe ironike në seancën e sotme plenare.
Ai ngriti shqetësimin për ngritjen e çmimit të karburanteve.
“Rrofsh moj qeveri që na e ngrite…naftën dhe na e bën jetën më të vështirë nga se e kemi. Kjo rritja e naftës e bën të vështirë jetën e qytetarëve dhe fermerëve, që rropaten në mbijetesë. Flasin këtu përfaqësuesit e qeverisë sikur nuk e dinë realitetin e nuk jetojmë në Lushnjë a në këtë vend. Nuk ka drita në fshatrat e Lushnjës gjithë natës. Thonë do hyjnë në “Uropë” se nuk e thonë saktë, se çfarë Europe. Dilni në Europë, se në Lushnjë ka mbaruar çdo gjë”, tha ndër të tjera deputeti demokrat.