Goditi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori. Policia i gjen pajisje për prodhimin e kriptomonedhave

Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen me thikë të një 21-vjeçari të ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.13.
Ergys Pjeçi, 38 vjeç është vënë në pranga si autor i dyshuar i ngjarjes.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit, policia ka gjetur thikën me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Pajisjet janë sekuestruar ndërsa vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.
Ndaj Pjeçit, rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”./vizionplus.tv