E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzoi socialistët për blerje votash, nis hetimi për shpifje për kandidatin e Berishës në Lezhë, Gjin Gjoni

Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë kandidatin e PD, Gjin Gjoni në këtë qark. Hetimi nisi pas kallëzimit të PS, ndërsa Gjoni akuzohet për veprën penale “Shpifja”.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gjin Gjoni, 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit  Denis Pervathi, Emirjan Lazri, Eraldo Smaçi, Paulin Gjergji dhe Rigels Nicaj  (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Gjin Gjoni, përmes një postimi në Facebook, më 4 maj, pretendoi se persona të lidhur me PS, kanë tentuar të blejnë vota.

Postimi i Gjin Gjonit

Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence!

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë!

Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve:

  • Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh
  • Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen
  • Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre
  • Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë
  • Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati
  • Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen
  • Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç

Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara.#GG#.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›