E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktima e të plagosur në rrugë, moti i keq favorizon aksidentet në akset kombëtare

Dy aksidente rrugore janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit duke lënë pas një viktimë dhe tre të plagosur.

Aksidenti më i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan–Librazhd,  ku dy automjete janë përplasur mes tyre pasi lëviznin me shpejtësi. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë 4 persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në Kthesat e Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pa pasoja serioze për drejtuesin e mjetit.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të qarkut, kanë ndikuar në përkeqësimin e qarkullimit.

Një akisdent tjetër ndodhi në Roskovec të Fierit, ku një automjet  i marrë me qira nga disa turiste të huaj  ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj. Mësohet se  nga të pesë personat  që ndodheshin në të,vetëm njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda.

Ata janë transportuar drejt  Spitalit Rajonal Fier. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qënë lagështira në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›