E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati i PD-së në Dibër, Xhemal Gjunkshi paraqitet në SPAK

Kandidati i PD-së në listën e hapur të Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paraqitur në SPAK ditën e sotme.

Gjunkshi, ish-deputet dhe ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, mbërriti në SPAK rreth orës 09:49.

Ai u fut i vetëm brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk bëri komente për gazetarët.

Mësohet se kandidati i PD është paraqitur në SPAK për të bërë një kalëzim, por ende nuk dihen detaje./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›