E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gomerët e trojeve”, komedia e errët nga Gent Bejko, dy netë në teatrin “Migjeni“ në Shkodër

Teatri “Migjeni” në Shkodër do të sjellë në datat 26 dhe 27 maj, në orën 20:00, shfaqjen “Gomerët e Trojeve”, një komedi e errët me autor dhe regjisor Gent Bejko. Shfaqja premton një qasje ndryshe dhe ironike mbi mitin e Trojës, duke ndërthurur humorin, satirën dhe reflektimin social.

“Është një komedi e cila në një farë mënyre trajton në thelb idenë që të mospasurit e të mosnjohurit e një të kaluare do të thotë që nuk garantojnë një të ardhme të shëndetshme dhe në qendër sigurisht ne jemi bazuar te Ilijada e Homerit në legjendën e Kalit të Trojeve por me një diferencë që brenda barkut të kalit të trojeve këtë radhë nuk fshihen disa akej si në antikitet, por fshihen gomerët e trojeve”, deklaroi aktori dhe regjisori i shfaqjes Gent Bejko.

Në kastin e aktorëve marrin pjesë emra të njohur të skenës, ndërsa shfaqja do të ketë një kohëzgjatje prej 95 minutash.

“Me regjisorin Gent Benko është hera e parë që teatri Migjeni punon dhe mënyra e konceptimit të kësaj shfaqje për mua ka qenë mjaft domethënëse dhe mendoj se do të jetë edhe një reflektim në publik për problemet e ndryshme që kemi ne në vendin tone”, u shpreh aktori Pjerin Vlashi.

 “Gomerët e Trojeve” pritet të sjellë humor dhe satirë për publikun në skenën e Teatrit “Migjeni”.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›