Në shtëpinë e piktorit Spartak Kasuli, artisti i grafikës përgatitet për ekspozitën e parë personale

Piktori dhe restauratori Spartak Kasuli vijon të mbetet aktiv në artin pamor prej dekadash. I diplomuar në Akademinë e Arteve në vitin 1994 dhe pasi jetoi disa vite në emigrim, u rikthye në Korçë dhe ushtron profesionin si specialist restaurator pranë Qendrës së Artit dhe Kulturës, ndërsa paralelisht i është rikthyer me më shumë përkushtim pikturës, duke realizuar kryesisht peizazhe në teknikën e vajit.
Familja ime e zbuloi këtë dashuri që kisha për pikturën dhe më regjistruan në shtëpinë e pionerit që ishte në atë kohë që ishin fëmijë dhe profesor Sotiraq Kushali ju dha një përgjigje që do të bëhet piktor se është shumë i mirë. Kam një karrierë të gjatë artistike megjithëse pak me shkëputje si kushdo artist periudha e tranzicionit ndikovi tek të gjitja vetëm tek unë. Kur fillova të piktura kishte dhe kërkesë”, deklaroi Kasuli.
I njohur për peizazhet e realizuara në vaj, artisti sjell në telajo qetësinë e natyrës dhe ndjeshmërinë artistike përmes ngjyrave dhe dritës.
“Jam piktor i kavaletit. Më pëlqen pejsazhi jashtë masë sepse natyra është ajo që ndikon tek artisti i drejtpërdrejtë. Porositë janë nga më të ndryshmet, kanë porosi që mund të bëjnë riprodhime, portrete. Unë këto i kam shmangur sepse nuk ndhem vetvetja, nuk më mbushin, nuk u jap atë mesazh që dua”, shtoi ai.
Për Spartak Kasulin, piktura mbetet forma më e plotë e shprehjes artistike. Ai shprehet se është pikërisht arti ai që e përmbush shpirtërisht, ndërsa prej vitesh ka mbajtur si “peng” mungesën e një ekspozite personale.
“Pengu më i madh që më ngeli ishte që nuk arrita të bëja dot një ekspozitë. Vendosa këtë radhë do ta bëj ekspozitën. U bë arsye se dhe miqtë e mi titulli i saj është “Shqipëria në telajo”. Do ketë piktura nga gjithë territori shqiptar do jetë një mesazh i qartë dhe për brezat e rinj. Arti dhe kultura tonë e qytetit të Korçës duhet të transmetohet”, deklaroi Kasuli.
Më herët, Kasuli ka marrë pjesë në disa ekspozita me punime në grafikë, duke dëshmuar një profil artistik të ndjeshëm dhe të lidhur ngushtë me natyrën dhe emocionin njerëzor.
/RTSH/