E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gonxhja: Lara Colturi përfaqëson Shqipërinë në Kupën e Botës në ski

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Nënkampionia e botës, Lara Colturi përfaqëson Shqipërinë në Kupën e Botës në ski.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh sot se skiatorja Colturi është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë

“Me rezultatet e saj të shkëlqyera dhe përkushtimin ndaj sportit, Lara Colturi është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë dhe një krenari për gjithë kombin”, thekson Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale.

Laura Colturi do të jetë ndër katër sportistët që do të mbajnë flamurin kuqezi në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, një pjesëmarrje historike që ngre lart pritshmëritë për një medalje olimpike për Shqipërinë.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›