E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Medvedev për sanksionet e reja të SHBA-së: Vendimi i Trump një akt lufte kundër Rusisë

MOSKË, 23 tetor /ATSH/- Sekretari i Departamentit Amerikan të Thesarit, Scott Bessant njoftoi dje se SHBA-ja kishte planifikuar një rritje të konsiderueshme të sanksioneve kundër Rusisë, sipas “Reuters”.

Administrata Trump vendosi sanksione kundër kompanive të mëdha ruse të naftës – “Rosneft” dhe “Lukoil”.

Arsyeja për sanksionet shtesë është mungesa e gatishmërisë serioze të Rusisë për një proces paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev reagoi sot ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë.

“Nëse ndonjë nga komentuesit e shumtë ende ka iluzione – prisni. SHBA-ja është kundërshtarja jonë, dhe “paqebërësi” i tyre tani është nisur plotësisht në rrugën e luftës me Rusinë”, shkroi Medvedev në rrjete sociale.

“Por, ai nuk është gjithmonë duke luftuar në mënyrë aktive në anën e Kievit, por ky tani është konflikti i tij, jo çmenduria e Biden! Sigurisht, ata do të thonë se ai nuk mund të bënte ndryshe, u vu nën presionin e Kongresit, etj”, shtoi ai.

“Kjo nuk e mohon gjënë kryesore, vendimet e marra janë një akt lufte kundër Rusisë. Dhe tani Trump ka shprehur plotësisht solidaritetin me Evropën e çmendur”, tha Medvedev. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›