SHBA – Trump: Arritëm marrëveshjen tregtare me Kinën

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Marrëveshja jonë me Kinën u arrit, subjekt i një miratimi përfundimtar nga presidenti XI dhe unë, shkruajti në Truth Social presidenti amerikan, Donald Trump.
“Kina do të ofrojë të gjitha llojet e magneteve dhe mineraleve të rralla të nevojshme. Po kështu, ne do t’i ofrojmë Kinës atë për të cilën është rënë dakord, përfshirë vizat për studentët kinezë që përdorin kolegjet dhe universitetet tona (gjë që gjithmonë më ka pëlqyer!),” shtoi ai.
Po sot, SHBA dhe Kina kishin rënë dakord për një “kornizë gjithëpërfshirëse” në bisedimet për tarifat.
Zëvendësministri kinez i Tregtisë, Li Chenggang, u tha gazetarëve në kryeqytetin britanik se ekipet negociuese nga Pekini dhe Uashingtoni kishin rënë dakord për një kornizë gjithëpërfshirëse për tregtinë, pas dy ditësh bisedimesh pas një telefonate midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping.
“Të dyja palët, në parim, kanë arritur një kornizë për zbatimin e asaj për të cilën dy krerët e shteteve ranë dakord gjatë telefonatës së 5 qershorit dhe konsensusit të arritur në takimin e Gjenevës”, tha Li./ a.jor.