E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gonzato: Zhvillimi i kapitalit njerëzor, në zemër të procesit të integrimit europian

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Akademikë, përfaqësues të institucioneve shtetërorë dhe partnerë ndërkombëtarë u mblodhën sot në Tiranë për të diskutuar se si investimi te njerëzit mund të fuqizojë rritjen e Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Konferenca e nivelit të lartë, e bashkorganizuar nga Bashkimi Europian, OKB-ja dhe Banka Botërore, theksoi rolin kyç të universiteteve në formësimin e aftësive të së ardhmes dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës.

Në fjalën e rastit, ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se
“investimi te njerëzit nuk është kosto, por sjell një përfitim të madh për shoqëritë dhe ekonomitë tona”.

“Procesi i integrimit evropian po përshpejtohet për Shqipërinë dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor qëndron në zemër të këtij udhëtimi. Ai do të jetë gjithashtu një nga treguesit e përgatitjes së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Prandaj, do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë, duke investuar te njerëzit, duke fuqizuar komunitetet e cenueshme dhe duke ndërtuar së bashku një të ardhme të bazuar në vlera dhe mundësi të përbashkëta”, tha ambasadori Gonzato.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës në Tiranë.

1 nga 3

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›