E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gonzato takon kreun e SPAK-ut: Lufta kundër korrupsionit, element kyç për anëtarësimin në BE

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, takoi sot drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho.

Gonzatoi bëri të ditur se e përgëzoi Brahon për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që e cilësoi element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas Gonzatos, forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

“Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri,” nënvizoi Gonzato.

Klodian Braho u zgjodh drejtues i SPAK në dhjetor 2025 për një mandat 3-vjeçar, pasi përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›