E Diel, 1 Nëntor 2026

KOPENHAGË – Danimarka forcon praninë ushtarake në Greonlandë

KOPENHAGË, 6 janar /ATSH-ANSA/ – Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, njoftoi qëllimin e vendit të tij për të “forcuar praninë tonë ushtarake në Groenland뒒.

‘’Por ne do të kemi gjithashtu një prani më të madhe të NATO-s, me më shumë ushtri”, shtoi ai.

Ministri më pas sqaroi se Danimarka, dhe për këtë arsye Groenlanda, janë anëtare të aleancës mbrojtëse të NATO-s me Shtetet e Bashkuara.

“Do të doja të theksoja se Groenlanda është pjesë e ‘Komonuelthit Danez’. Nuk jam në dijeni të askujt që e vë në pikëpyetje këtë në nivel ndërkombëtar”, shtoi ai.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›