SHBA – Trump: Do të flasim për Groenlandën pas dy muajsh

UASHINGTON, 6 janar /ATSH-ANSA/ – Do të flasim për Groenlandën pas rreth dy muajsh, deklaroi presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërsa përsëriti ambiciet e tij për ishullin.
Shtatë vende evropiane kanë shprehur solidaritet me Groenlandën, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërcënojnë të aneksojnë ishullin Arktik, duke thënë se vetëm Groenlanda dhe Danimarka kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tij.
Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës, të cilës i përket Groenlanda.
Ajo u lëshua sot, pas komenteve të përsëritura nga presidenti Donald Trump në lidhje me nevojën për ta vënë ishullin Arktik nën kontrollin e SHBA-së. /os/