Greva e doganierëve grekë bllokoi qarkullimin për 4 orë, pika kufitare e Kakavijës i rikthehet normalitetit

Pika kufitare e Kakavijës i është rikthyer normalitetit, pas bllokimit prej 4 orësh si pasojë e grevës së doganierëve grekë.
Pala greke ndërpreu punën, duke mos lejuar kalimin e automjeteve, duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 10:00. Si pasojë, në anën shqiptare u krijua radhë rreth 500 metra e gjatë me automjete që pritën në kufi deri në përfundim të grevës që zgjati 4 orë.
Greva nuk preku këmbësorë që kalonin pa bagazhe apo lëvizjet e mjeteve për emergjenca shëndetësore.
Sipas të dhënave të shërbimit kufitar, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gati 6 mijë shtetas dhe rreth 2 mijë mjete në hyrje e dalje, me fluks më të lartë drejt Shqipërisë.
/rtsh.al/