E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Zgjedhorja”, Shehaj: Na kanë përfshirë pa na pyetur. Do luftojmë brenda dhe jashtë Parlamentit

Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj në një deklaratë për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit, deklaroi se përfshirja e kësaj force politike në komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore është bërë pa konsensusin e tyre.

Ai thekson se Partia Mundësia është e vetëdijshme për luftën me të cilën do i duhet të përballet brenda dhe jashtë Parlamentit.

“Na kanë përfshirë pa na pyetur. E morëm vesh nga lajmet. Këtu e votojnë. Ne jemi të vetëdisjshëm që do na luftojnë sepse kanë 35 vite që së bashku e kanë shfrytëzuar dhe kapur shtetin për interesat e tyre personale.

Do luftojmë brenda dhe jashtë Parlamentit. Pavarësisht synimit të tyre për të vrarë partitë e reja dhe demokracinë”, tha Shehaj.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 16 anëtarë, mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërsa mundësi për të dhënë propozime do të kenë edhe partitë e reja të Kuvendit të dala nga zgjedhjet e 11 majit 2025, “Shqipëria bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”, por nuk do të kenë të drejtë vote.

Përmes një marrëveshjeje të arritur mes dy partive kryesore më herët, PS-ja i ka liruar një vend PSD-së, ndërsa PD-ja ia liroi vendin Agron Shehajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›