HUNGARI – Szijjarto: Takimi i BE-së mbi ndalimin e naftës ruse ishte pozitiv, por nevojiten veprime konkrete

BUDAPEST, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Brukseli ka thirrur një takim koordinues për naftën. Ky është një lajm i mirë, por do të ishte edhe më mirë nëse do të vepronte në përputhje me rregullat e BE-së”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó.
“Komisioni Evropian duhet të veprojë si Komisioni Evropian, jo si Komisioni Ukrainas. Ai duhet t’i bëjë thirrje Ukrainës të respektojë Marrëveshjen e Asociimit BE-Ukrainë, e cila thotë qartë se Ukraina nuk duhet të rrezikojë sigurinë energjetike të asnjë shteti anëtar të BE-së”, shtoi ai.
“Komisioni duhet gjithashtu t’i marrë seriozisht rregullat e BE-së për importet e naftës bruto ruse dhe t’ia bëjë të qartë Kroacisë se, gjatë ndërprerjes së tubacionit Druzhba, nuk mund ta refuzojë transportin detar të naftës ruse në Hungari dhe Sllovaki”, shtoi ai. /os/