E Diel, 1 Nëntor 2026

IZRAEL – Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit

TEL AVIV, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Rindërtimi i Rripit të Gazës, të shkatërruar nga lufta,  mund të fillojë vetëm pasi Hamasi të çarmatoset, tha sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu tha se kushti ishte rënë dakord me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Hamasi shumë shpejt do të përballet me një dilemë”, tha Netanyahu në fjalimin e tij para forcave ushtarake.

“Lërini armët të dorëzohen në mënyrën e lehtë ose të vështirë”, shtoi ai.

“Çarmatimi do të ndodhë gjithsesi, dhe pastaj Rripi i Gazës nuk do të kërcënojë më Izraelin”, tha kryeministri izraelit.

Netanyahu gjithashtu i përshkroi zonat tampon përgjatë kufijve të Izraelit, si të nevojshme për sigurinë e vendit, duke thënë se ato duhej të ishin disa kilometra të gjera.

“Ushtria izraelite do të mbetet në zonat tampon përgjatë kufijve me Libanin dhe Sirinë, tha ai.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha gjithashtu se ushtria e Izraelit do të mbetej përgjithmonë në një zonë sigurie afër Rripit të Gazës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›