E Martë, 3 Nëntor 2026

Hap i ri për transparencën e pronës, ASHK prezanton “Udhërrëfyesin e Digjitalizimit”

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës prezantoi sot, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të projektit “EU for Property Rights”, dokumentin strategjik “Udhërrëfyesi i Digjitalizimit”, një hap thelbësor drejt transformimit të sistemit kadastral në Shqipëri.

Ky dokument vjen si rezultat i një analize të thelluar për modernizimin e shërbimeve të regjistrimit të pasurive, duke përcaktuar hapat konkretë proceduralë dhe teknikë, si dhe angazhimet institucionale të nevojshme për përmbushjen e objektivave të projektit.

Paralelisht, projekti fokusohet edhe në përmbylljen me sukses të procesit të regjistrimit fillestar në të gjithë territorin e Shqipërisë, një proces jetik për sigurinë juridike të pronësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jemi të përkushtuar për digjitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale dhe për përmbylljen me sukses të Regjistrimit Fillestar në të gjithë territorin e vendit”, siguroi Goxhobelli. /j.p/

1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›