E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e programeve në gjuhën angleze – Prioritet i universitetit të Gjirokastrës

Një nga fokuset e universitetit të Gjirokastrës është edhe hapja e programeve në gjuhën angleze. Puna ka nisur nga dega kontabilitet financë. Sipas rektorit Jaho Cana aktualisht po punohet për përkthimin e leksioneve.

“Ne do të mundohemi që ta vëmë në eficencë këtë vit sepse kërkon shumë punë dhe do të rishikohen të gjitha leksionet dhe përkthimi i tyre kërkon një periudhë kohe të gjatë”, u shpreh Cana.

Programet në gjuhë angleze synojnë edhe thithjen e studentëve nga vendet e treta , por edhe vendeve me të cilët ky institucion ka bashkëpunim.

“Në kohën që ne kemi shumë kërkesa nga studentë nga jashtë, ne po kalojmë gradualisht në hapjen e studimit  kryesisht në gjuhën angleze që tu vijmë në ndihmë këtij kontingjenti studentësh”, tha rektori.                                                                                                  

Në projektet e këtij universiteti është edhe çelja e një programi dual në kontabilitet financë dhe një shkolle doktorale në fakultetin ekonomik.

Gazetare: Y.Ponde

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›