E Diel, 1 Nëntor 2026

Hekurudhat shqiptare, metal kancerogjen

Pas skandalit të vagonëve të hekurudhave me amiant dhuruar nga Italia në Tiranë, në Shqipëri kanë mbërritur traversat kancerogjene. 

MINO CIOCIA/BARI

 Ato të cilat Hekurudhat e Shtetit i kanë zëvendësuar me çimento për shkak të rrezikut të “katranit”. Të ndaluara në Itali për rrezikshmërinë e tyre, hekurudhat tona i kanë shitur këto pjesë mes vitit 2000 dhe 2002 te hekurudhat shqiptare me 10 dollarë copën. Një trafik i vërtetë mes dy anëve të Adriatikut, që supozohet se ka ndodhur me anë të detit dhe që ka parë portet puljeze si pikë imbarkimi të ngarkesave të këtyre traversave të rrezikshme. Një shitje që hynte në programin e marrëveshjeve ndërkombëtare mes Italisë dhe Shqipërisë, me qëllimin për të ndihmuar vendin përtej Adriatikut në ristrukturimin dhe modernizimin e atyre që mund të quhen hekurudha inekzistuese të tyre, rrjeti i të cilave është 30 vjet i vjetër. Një investim me rreth 3 miliardë dollarë të destinuara nga Roma në Tiranë në vitin 1997. Një ndihmë që ka parë edhe ndërhyrjen e ushtrisë italiane të pranishme në Shqipëri me misionin KFOR, e që deri në fund të vitit 2006 ka realizuar marrëveshjen hekurudhore, më pak se dy kilometra, që lidh juglindjen e vendit me kufirin maqedonas si pjesë ballkanike e “Korridorit 8”. I njëjti mision që ka realizuar edhe marrëveshjen hekurudhore në Durrës. HSH, rrjeti hekurudhor shqiptar, është një shoqëri e kapitalit publik që nga viti 2005 është hapur edhe për privatët. Rrjeti hekurudhor shqiptar është i gjatë në mënyrë komplekse 447 kilometra me linja kryesore, të mbështetura gati ekskluzivisht nga traversat e drurit, ato të shitura nga Italia, të cilave iu shtohen 230 kilometra me linja dytësore dhe ka deri në 66 vagonë, të gjithë me targa FS (Hekurudha Italiane) të dhuruara këtij vendi shqiponjash në fund të viteve ’90, 225 karro tregtare dhe 25 lokomotiva me dy milionë udhëtarë në vit. Gjatë të gjithë linjës, e vetmja që mund të quhet funksionuese, e që mbulon distancën mes Tiranës dhe Portit të Durrësit, dy qytetet ku përqendrohet pjesa më madhe e popullsisë, i ka fiksuar punimet ristrukturuese 10 vite më parë dhe akoma nuk kanë përfunduar. Çdo vit qeveria shqiptare shpenzon 4 milionë dollarë për aktivitetin e hekurudhave të saj, dhe të tjera për investimet strukturale. Një sasi parash, e cila nuk është e mjaftueshme për një modernizim konkret të rrjetit të infrastrukturës, dhe për më tepër drejtimi hekurudhor i këtij vendi po rinovohet me atë që ofron “tregu i të përdorurave”.

Rritet rreziku, traversat e sëmura janë transformuar në stola e mbajtëse rrushi

LUCREZIA D’AMBROSIO

BARI – Vetëm në provincën e Barit janë 16 mijë. Mbase më shumë. Udha e traversave kancerogjene në dru vazhdon ende. Një lum i vërtetë helmi kalon territorin. Vetëm në Mellitto, fraksion i Grumo Appula, traversat janë të paktën 14 mijë: të vendosura në pjesën e jashtme të stacionit të vogël hekurudhor. Dikush thotë se ato ndodhen aty pasi do të ripërdoren. Rrethanë që, nëse konfirmohet, do të ishte shqetësuese. Të sistemuara keq, të ekspozuara në agjentët atmosferikë dhe shikimeve kurioze, këto traversa do të binin në sy dhe në një stacion të madh hekurudhor. Në një stacion të vogël është vërtet e vështirë që të kalojnë pa u vënë re. Edhe pse bëhet fjalë për një linjë dytësore që nuk mund t’i referohet Hekurudhave të Shtetit, por Fal, hekurudhat apulo-lukane në Itali.
Ai i Mellitto-s nuk është rast i izoluar. Traversat në dru janë në masë, sinjalet rriten nga ora në orë, edhe në Torre-a-Mare, parkun verior në Bari dhe komuna të shumta të Provincës, Bitonto, Modugno, Cassano, Gioia, Altamura, Terlizzi, Molfetta, për një total prej 12 mijë traversa të tjera. Ato mbështetëse druri ndodhen aty prej muajsh. Ka fotografi që tregojnë se, pikërisht në këto orë, u janë dorëzuar autoriteteve të drejtësisë.
Megjithatë nuk duhet të ishin aty. Sepse në vitin 2001 Komuniteti Evropian i ka certifikuar të rrezikshme nga katrani, substancë me të cilën përbëhen. Sepse “Iarc” e Lionit, organ teknik që ka përmbushur skedat e produkteve të ndryshme të rrezikshme, e përkufizon katranin element kancerogjen të kategorisë së dytë  (që do të thotë se kancerogjeniteti i tij është i sigurt). Deri pak vite më parë, në ato pjesë druri, traversa, mbështeteshin binarët. Më pas u hoqën dhe u zëvendësuan.
Por çfarë fundi patën? Hekurudhat e Shtetit, por edhe elemente të tjera të rrjetit hekurudhor, kanë qenë të detyruar t’i eliminojnë, sipas ligjit, duke ia besuar këtë punë specialistëve. Mbetet pyetja nëse të gjithë i janë unifikuar ligjit apo nëse ka pasur vrima normative që faktikisht nuk i kanë respektuar limitet e së ligjshmes. Fakti është se ato traversa, në një mënyrë apo një tjetër, janë ende në treg. Pjesërisht ato janë transformuar në stola. Druri i traversave është përdorur edhe për të realizuar rrugë kalimi nëpër kopshte të vilave. Edhe në kënde lojërash. Para se të përfundojnë në treg, ato duhet të kenë kaluar edhe në laboratorë kontrolli, të kushtueshme, që për një traversë është rreth 150 euro. Tani vazhdon dyshimi se dikush do të përpiqet t’i përdorë edhe për rinovimin e linjave hekurudhore. Por edhe pse janë të rrezikshme, vazhdojnë të kërkohen. Janë rezistuese dhe thuhet se edhe me kosto të ulët. Vitet e kaluara dhjetëra mijëra prej tyre i janë shitur Shqipërisë me kosto të lirë, krahasuar me atë që duhej për kontrollin e tyre. Dhjetëra mijëra të tjerë i janë shitur edhe fshatarëve dhe kopshtarëve italianë. Javët e fundit, vetëm në territorin e Molfetta-s, Garda e Financës dhe WWF rajonale, kanë regjistruar katër shitje.
(Marrë nga "La Gazzeta del Mezzogiorno")

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›