E Diel, 1 Nëntor 2026

Heroina droga e VIP-ave Adoleshentet konsumojne ekstazi

TIRANE - Te perdoresh droge do te thote te kesh te ardhura te mjaftueshme qe te ndihmojne per te vrare vetveveten dalengadale. E nje pjese e personave qe kane mirqenie ekonomike e kane pare te arsyeshme dhe perdorimin e droges duke filluar me doza te vogla e duke perfunduar me pas si perdorues te rregullt. Burimet perkatese te anti-droges thone se perdorues te lendes narkotike jane te moshave te ndryshme. Dallimi behet pikerisht ne faktin e ndarjes se droges dhe perdorimit te saj. Vendin e pare me perdorimin e marjuanes dhe ekstazise e zene te rinje qe qenedrojne ne krye te klasifikimit ndersa nje pjese tjeter klasifikohet si te kamurit qe perdorin kryesisht heroinen dhe kokainen e paster. Konsumatoret e drogave te shtrenjta jane deputete ose artiste- thane personat qe merren me keto statistika.

KONSUMATORET
Statistikat ne polici regjistrojnerreth 4 mije perdorues heroine pjese e cila eshte regjistruar te pakten me nje perdorim. Persa i perket konsumatoreve
te lendes narkotike te kanabis sativa e quajtur ndryshe hashash eshte e pallogariteshme pasi ka nje sasi te madhe konsumatori.
Aktualisht ende nuk ka statistika te sakta per hashashin. Sipas burimeve te policise se kryeqytetit behet me dije se pjesa derrmuese e perdorimit
te hashashit jane te rinjte ndersa drogat e shtrenjata kane nje tjeter grup konsumatoresh. Po te bejme nje perllogaritje te thjeshte sipas specialisteve
te anti-droges nje kilogram herone kap vleren prej 18 mije eurosh.
Pra nje gram kushton 18 euro po te mendosh se do te konsumosh me teper sasia e parave duket te jete e larte. Kokaina eshte nje nga drogat
me te konsumuara kryesisht nga politikanet artistet dhe nje pjese e biznesmeneve. 1 kg kokaine shitet ne treg 35-40 mije euro. Po te veme re shohim se kjo droge eshte me e kushtueshme dhe perdoruesit e saj duhet te jene persona qe kane mundesi ekonomike per ta konsumuar rregullisht. Nese kerkesat e konsumatorit te zgjardhur jane per nje kokaine te paster pa perziers atehere cmimi sigurisht qe shkon me teper. Nuk mund te lihet pa permendur dhe kanabis sativa droge qe ne treg kap vleren 350-500 euro per nje kilogram. Pjesa derrmuese e adoleshenteve jane konsumatoret te kesaj lloj droge e cila ndahet nga trafikantet ne porcione te vogla. Nje qese marjuane kushton 5 mije leke te vjetra ndersa te rinjte e konsumojne ate pas pallateve ose pas shkolles ku ata jane nisur per te marre dijet.
Statistikat permbledhese tregojne se perdorues me te shumte te lendes narkotike jane te droges se kokaines dhe kanabis sativa. Ajo qe vihet re kohet e fundit eshte dhe perfshirja e gjinise femerore qe mund te jete pjese e grupit te shperndarjes ose te trafikimit.

POLICIA
Masat parandaluese jane marre dhe nga polica e shtetit. Kohet e fundit jane bere trajnime neper shkolla te ndryshme kryesisht gjimnaze dhe shkolla fillore per njohjen e nxenese me pasojat qe shkakton perdorimi I droges. Shume prej punonjesve te policise bejne takime me studente per ti rrefyer
rrugen e duhur qe mund te beje nje konsumator droge. Polica e Drejtorise se Tiranes ka bere me dije se eshte aktivizuar me qellim sensibilizimin e te rinjeve kunder perdorimit te drogave te llojeve te ndryshme.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›