E Diel, 1 Nëntor 2026

AK Imami perdhosi flamurinMinistriTakimi konfidencial

Te tjera rreth shkrimit VIDEO - Takimi zyrtar i ministrit TIRANE ndash TIRANE - Aleanca Kuq e Zi akuzoi ministrin e Mbrojtjes se Shqiperise Arben Imami se nuk ka mbajtur flamurin shqiptar ne takimet qe ka zhvilluar ne Maqedoni. Po perdhosen simbolet kombetare nga fqinjet tane. Simbolet po fyhen ne sy te shqiptareve. Turp per ministrine e mbrojtjes qe u ul ne tryeze pa pranine e flamurit kombetar. Keto jane veprime tendencioze te qeverise maqedonase. Kjo qeveri ashtu si edhe Mali i Zi ka fobi nga ngjyrat kuq e zi. Heshja e Tiranes zyrtare eshte gjunjezim skllaveror. Kjo tregon se simbolet kombetare jane te cenuara nga drejtuesit e shtetit shqiptar thuhet ne deklaraten zyrtare te Aleances Kuq e Zi.

REAGON IMAMI
Nje dite me pare mediat shqiptare ne Maqedoni publikuan pamjet e takimit zyrtar te Imamit me homologun e tij maqedonas ku mungonte flamuri shqiptar.
Ne diten e sotme ka reaguar zyrtarisht nepermjet nje deklarate per shtyp vete ministria e mbrojtjes. Pas vizites zyrtare zoti Imami pranoi ftesen konfidenciale per nje takim informal me zotin Poposki minister i jashtem i Maqedonise. Ky takim u zhvillua pa protokollin dhe pa axhenden rutine te takimeve te paravendosura. Takimi eshte zhvilluar konfidencialisht me kerkesen e z. Poposki si vleresim dhe respekt i politikes mbeshtetse te Qeverise Shqiptare qe Maqedonia te integrohet ne Aleancen e Atlantikut te Veriut NATO thuhet ne njoftimin per shtyp te ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise.

aq/shqiptarja.com

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›