E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqen çadra e shezlongë pa leje, aksion për lirimin e plazheve në Durrës e Kavajë

Në bregdet vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Gjatë një aksioni në plazhin e Currilave, në Durrës, u hoqën 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 persona.

Për këta të fundit janë proceduar në gjendje të lirë për zënien e hapësirave publike si dhe janë gjobitur me nga 100 mijë lekë.

Edhe në Golem, pas kontrolleve, 4 persona u proceduan nga policia pasi kishin zënë 4 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për aktivitet ekonomik.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›